Please enter at least 3 characters.

Dalin shtesat prej 100 euro për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë

2021/03/group-100-euro-notes-euro-banknotes-close-up-several-hundred-euro-banknotes-many-one-hundred-euro-banknotes-lie-side-by-side-concept-wealth-investment-grey_120962-62.jpg

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 - për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit. /Telegrafi/