Dalin pamjet nga grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët me kallash marrin bizhuteritë dhe largohen me motor
16/05/2026
Janë publikuar pamjet nga momenti i grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur këtë të shtunë rreth orës 13:00.
Në video shihen dy autorët teksa dalin nga argjendaria me bizhuteritë e vjedhura në duar, ndërsa njëri prej tyre mban edhe armë.
Grabitësit largohen nga vendngjarja me motor dhe në kokë mbajnë skafandra për të mos u identifikuar.
Deri më tani, autorët nuk janë identifikuar, ndërsa nuk dihet ende vlera e bizhuterive të grabitura.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./RTSH


