Please enter at least 3 characters.

“Dale” për dy muaj 50 milionë klikime në YouTube, Butrint Imeri: Ky është rekordi i ri shqiptar

2021/09/collage-7-1-scaled.jpg

Rreth dy muaj më parë sollën projektin e ri muzikor që doli të jetë mjaft i suksesshëm dhe një ndër hitet e verës.

Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri dhe artistët e tjerë, Kidën dhe Ledri Vulën, të cilët në fillim të korrikut prezantuan bashkëpunimin të quajtur, “Dale”.

Megjithëse kanë kaluar vetëm pak muaj nga kjo këngë, të njëjtit njoftuan se ka mbledhur 50 milionë klikime.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Këtë e ka bërë të ditur vet Imeri, i cili njëherësh pikërisht në ditëlindjen e 25-të erdhi me këtë hit.

“50 milionë, dy muaj. Ky është rekordi i ri shqiptar (pa përfshirë këngët shqip që kanë ndez internacional). Himni i vitit”.

Derisa njoftoi lajmin, ai theksoi më tej se po vjen me një tjetër hit që do të quhet “Kuku”.

“Nuk ka me u ndal “Kuku”, një tjetër hit. Datën e publikimit e kam”, ka thënë më tej ai.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Presim të shohim se çfarë do të sjellë në vijim. /Telegrafi/