Please enter at least 3 characters.

Dafina zhvishet në pjesën e sipërme për të promovuar klipin (Foto)

2016/01/DafinaZeqiri.jpg

“Be a Man 1’nce” quhet kënga e re e Dafina Zeqirit, e cila do të vijë me videoklip.

Këngëtarja ka njoftuar se projekti i saj i ri do të vijë para fansave ditën e nesërme (e mërkurë).

Fotografia promovuese e këngës është mjaft sensuale, me ç’rast Dafina është e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa modestinë e saj e mbulon me duar.

Kënga është prodhim i Rod Nil, me melodi të Dafina Zeqirit dhe tekst të Arianit Palajt.

Incizimi dhe miksimi është bërë nga RedBox, ndërsa videoja është xhiruar nga Valon Aziri dhe Arton Humolli. /Telegrafi/