Please enter at least 3 characters.

Dafina dhe Young Zerka nisin xhirimet e videoklipit

2016/01/dafittt-e1437130397709.jpg

Megjithëse nuk rezultoi shumë suksesshëm me projektin e saj të fundit, këngëtarja Dafina Zeqiri do të sjellë edhe disa projekte të tjera këtë verë.

Njëri nga dy videoklipet e këngëtares që do të publikohen së shpejti është në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Young Zerka, i cili solli freski në muzikën shqiptare me stilin e tij të veçantë të muzikës, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se çfarë zhanri do të jetë kënga më e re e kësaj dysheje, por besohet se do të pritet mirë nga fansat e tyre si në të kaluarën kur kanë sjell hite të mëdha.

Dyshja për momentin ndodhen në Kosovë dhe si lokacion për xhirimet e videoklipit kanë zgjedhur qytetin e Pejës. /Telegrafi/