Please enter at least 3 characters.

Cutrone i shpëton suspendimit, goli me dorë nuk ishte i qëllimshëm (Video)

2018/01/CutroneLazio-2-1.jpg
240:"MILAN, ITALY - JANUARY 28: Patrick Cutrone (R) of AC Milan scores the opening goal during the serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, nuk do të suspendohet për golin e shënuar me dorë kundër Lazios, pasi sipas Lega Serie A, veprimi i tij nuk ishte i qëllimshëm.

20-vjeçari e shënoi golin e parë në takimin kundër Biancocelestëve, të cilin Rossonerët e fituan me rezultat 2-1.

Mirëpo, më pas xhirimet treguan se ai e kishte shfrytëzuar dorën për ta realizuar golin. Ndërkohë, gjyqtarët vendosën të mos e konsultonin VAR-in dhe e pranuan golin si të rregullt.

Nëse do të ishte shpallur fajtor, talenti italian do të suspendohej me dy ndeshje moslojë për sjellje josportive.

Sidoqoftë, Lega Serie A ka lëshuar një komunikatë për media, ku thuhet se janë analizuar imazhet televizive për t'u shqyrtuar se a ishte i vullnetshëm veprimi i lojtarit.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, është vendosur se veprimi i Cutrones ishte i paqëllimshëm kur kihet parasysh shpejtësia e lëvizjes së topit.

"Ishte një përpjekje për ta goditur topin me kokë që u shoqërua me një lëvizje të paqëllimshme të dorës në momentin e goditjes së topit", thuhet mes tjerash në njoftim.

Për këtë arsye është vendosur që të mos merren veprime të tjera disiplinore kundër lojtarit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6dudka