Please enter at least 3 characters.

Curri: Jam gati të luaj me Shkëndijën

2016/01/curri-jam-gati-t-euml-luaj-me-shk-euml-ndij-euml-n_hd.jpg

Ai aktualisht është një lojtar i lirë, pasi nuk ka rinovuar me bardheblutë dhe duket se është edhe vetë i interesuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Po, është e vërtetë se kemi biseduar me drejtuesit e Shkëndijës, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare. Nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët, atëherë do të luaja me shumë dëshirë te Shkëndija. Kam edhe disa oferta nga Shqipëria, ndërsa gjithashtu nuk mungojnë edhe nga Europa. Megjithatë, dëshira ime është që të luaj në Tetovë. Për momentin, them se nuk ka asgjë konkrete midis nesh, edhe pse kemi pasur kontaktet e para”, ka deklaruar Curri, transmeton panorama.

Pas ndeshjes së kthimit të Shkëndijës, pritet të vendoset edhe për transferimin.