Cruise dhe Washington në një film spiunësh
12/02/2009
Dy aktorët do të luajnë spiunët rivalë, të cilët bashkohen për të shkatërruar një organizatë famëkeqe ne filmin “The Matarese Circle”, i cili bazohet në librin e Robert Ludlum me titull të njëjtë.
Producentët pranë studios MGM janë duke planifikuar edhe vazhdimin e filmit, pasi që tashmë kanë blerë të drejtat e librit të dytë të Ludlum, “The Matarese Countdown”. Regjinë e filmit do ta bëjë David Cronenberg.
Ludlum është i njohur me shkrimin e librave në të cilat bazohen filmat e Matt Damon, “The Bourne Identity”, “The Bourne Supremacy” dhe “The Bourne Ultimatum”.


