Please enter at least 3 characters.

Crotone e ndal Juventusin

2018/04/dybalacrotone.jpg
271:"CROTONE, ITALY - APRIL 18: Andrea Barberis of Crotone competes for the ball with Paula Dybala of Juvnetus during the serie A match between FC Crotone and Juventus at Stadio Comunale Ezio Scida on April 18, 2018 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen kundër Crotones duke barazuar me rezultat 1-1.

Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e parë me qarkullimin e topit duke bërë një lojë si në stërvitje, mirëpo pati shumë pak raste shënimi.

(Foto: Getty Images)

Në rastin e vetëm të mirë, Bianconerët e zhbllokuan rezultatin. Një harkim të Douglas Costas e devijoi Alex Sandro në rrjetë (17').

Rezultati u barazua në pjesën e dytë me një supergol nga Simy (65'), i cili shënoi në mënyrë akrobatike.

Në minutat e mbetura, Bianconerët bënë presion për ta shënuar golin e fitores, mirëpo vendasit ia dolën të mbaheshin.

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, bardhezinjtë humbën dy pikë në këtë takim dhe Napoli e ka ngushtuar në katër pikë diferencën me liderin e Serie A.

Crotone ka mbetur në zonën e rrezikut, mirëpo kjo pikë e fituar ndaj kampionit do t'i shërbejë si motivim për të tentuar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Juventusi është nikoqir i rivalit për titull, Napolit, në ndeshjen e ardhshme, derisa Crotone udhëton te Udinese. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6i1igy

https://www.dailymotion.com/video/x6i1li8