Cozman është i lirë (Foto, Video)
06/07/2015
Cozman është liruar nga akuzat e prokurorisë shqiptare për tejkalim të shpejtësisë së ngasjes së veturës dhe për dyshimet se kishte me vete marihuanë.
Siç mëson Telegrafi, ai është liruar por se duhet të paraqitet te autoritetet shqiptare, kur të ftohet nga ana e tyre.
Reperi menjëherë prite t’u kthehet angazhimeve të tij muzikore. Ai do të drejt jugut të Shqipërisë për xhirimet e projektit të ri i cili pritet të jetë një prej hiteve të kësaj vere.
Kënga titullohet “Holla” dhe, siç ai e paralajmëroi ditë më parë, do të lansohet më vonë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/


