Please enter at least 3 characters.

COVID-19, ilaçi Remdesivir mori miratim të plotë për përdorim nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave

2020/10/115039429_4c304366-f27c-4f46-b481-559ef14bb708.jpg

Ilaçi remdesivir mori një miratim të plotë nga rregullatorët amerikanë, për t’u përdorur tek pacientët me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), tha se Veklury, emri i markës së ilaçit, reduktoi kohën e shërimit të pacientëve në mesatarisht pesë ditë gjatë provave klinike.

“Veklury është trajtimi i parë kundër COVID-19 që e merr miratimin e FDA-së”, tha administrata në një deklaratë.

Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi javën e kaluar se remdesiviri kishte pak ose aspak efekt tek pacientët me coronavirus.

OBSH-ja tha se të dhënat ishin bazuar në studimin e saj, ndërsa prodhuesi i ilaçit, Gilead, hodhi poshtë këto gjetje nga organizata. /Telegrafi/