Please enter at least 3 characters.

Courtois nuk ndjen inat për klubin e Atleticos dhe tifozët: I respektoj rivalët, Reali një mundësi që nuk mund ta injoroja

2019/02/Thibaut-Courtois-e1549984238129.jpg
274:"MADRID, SPAIN - JANUARY 19: Sergio Ramos of Real Madrid celebrates with Thibaut Courtois of Real Madrid following the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on January 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit në fundjavë, përkundër se ai nuk u pritë mirë nga tifozët e ish-skuadrës së tij në derbin e fundjavës.

Belgu nuk ndihet i penduar se i është bashkuar Los Blancos pasi kjo ishte një mundësi që ai nuk mund ta lëshonte.

"Gjithmonë i kam respektuar klubet rivale dhe tifozët, e njëjta gjë do të jetë edhe me Atleticon", ka thënë Courtois për ABC, i cituar nga Diario AS.

Thibaut Courtois gjatë ndeshjes Real Madrid-Sevilla (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Nuk kam ndjenja të këqija ndaj klubit aspak. Kam kaluar tre sezone, kam dhënë më të mirën dhe kemi fituar trofe. Gjërat tjera janë të vogla dhe nuk duhet të brengosem".

"Nuk kisha hezitim t'i bashkohesha Real Madridit, çdo lojtar dëshiron të vijë këtu dhe e kam thënë këtë edhe kur isha te Chelsea, jam kënaqur në Londër dhe kam pasur bashkëlojtarë fantastik".

"Nuk kishte dëshirë për t'u larguar nga klubi, por kur u paraqit Reali, e dija që kjo ishte një mundësi që nuk duhet ta injoroja".

"Ne duam të fitojmë çdo trofe që marrim pjesë, ne e dimë që kemi lojtarë të klasit botëror në çdo pozitë dhe jemi në pozitë të fortë të konkurrojmë në çdo garë".

"Tashmë kemi fituar Kupën e Botës për Klube këtë sezon dhe duam të vazhdojmë, duam më shumë", ka shtuar Courtois. /Telegrafi/