Please enter at least 3 characters.

Courtois: Jam njëri nga më të mirët, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë

2019/03/ThibautCourtois-e1553350593128.jpg
250:"GIRONA, SPAIN - AUGUST 26: Thibaut Courtois of Real Madrid CF in action during the warm up prior to the La Liga match between Girona FC and Real Madrid CF at Montilivi Stadium on August 26, 2018 in Girona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka reaguar ndaj presionit të shtypit spanjoll që po e kritikon vazhdimisht për performancat e tij.

Gardiani belg u transferua te Los Blancos në verën e kaluar nga Chelsea, mirëpo nuk i ka arritur pritshmëritë, edhe pse ishte përzgjedhja e parë (para Keylor Navasit) nga ish-trajnerët e Mbretërve, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari.

"Unë jam një nga më të mirë, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë", ka thënë Courtois kur është pyetur për formën e tij, citon El Espanol.

Thibaut Courtois (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Ndjehem shumë i fortë dhe i qetë, sepse stërvitem mirë dhe luaj mirë", ka shtuar portieri 26-vjeçar.

Pas rikthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit, legjenda spanjolle në ndeshjen e tij të parë e riktheu në portë Navasin duke e lënë në bankë Courtois. /Telegrafi/