Please enter at least 3 characters.

Costa vrapon nga banka rezervë vetëm për t’u përfshirë në përleshjen ekipore mes lojtarëve të Chelseat dhe Cityt (Video)

2016/12/capture-20161204-233903.jpg

Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke fituar me rezultat 1-3 ndaj Manchester Cityt.

Ishte një ndeshje e mirë deri në minutat e fundit të ndeshjes, ku pas një ndërhyrje të Sergio Agueros në David Luiz gjërat dolën nga kontrolli.

Lojtarët nga të dy skuadrat filluan të kacafyten, por fatmirësisht gjakrat u qetësuan pas disa minutash dhe e gjitha kjo kaloi pa ndonjë incident të madh.

Syri i kamerës së medieve angleze ka kapur edhe një gjë interesante. Sulmuesi spanjoll Diego Costa në momentin që filloi përleshja ishte në bankën rezervë, por ai nuk mundi të qëndrojë i qetë dhe kështu vrapoi për t’iu bashkuar përleshjes dhe kështu t’i ndihmonte bashkëlojtarëve të tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/Footy_Jokes/status/805298077980618752

Ndërsa më poshtë keni përleshjen e plotë: