Please enter at least 3 characters.

Coronavirus: Lojtarët e Manchester Unitedit dhurojnë katër milionë euro për spitalet në Angli

2020/03/f18ef5409163d342f88971f44f25e06b.jpg

Pak ditë më parë është bërë e ditur se lojtarët e Manchester United kanë pranuar që t'i ulin pagat e tyre shkaku i krizës ekonomike të shkaktuar nga coronavirusi.

Djajtë e Kuq i janë bashkuar një numri të madh të klubeve evropiane që kanë kërkuar nga lojtarët e tyre që të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre.

Ata kanë pranuar që të heqin dorë për 30 për qind nga paga t e tyre, ndërsa më pas kanë marrë një vendin edhe më bujar.

Lojtarët e klubit anglez kanë vendosur që bashkërisht të ofrojnë rreth katër milionë euro për spitalet e në Angli në luftim të pandemisë botërore.

Liga Premier është shtyrë sërish shkaku i virusit dhe nuk do të fillojë as në fillim të muajit maj, në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.

Madje, një klub ende i pazbuluar ka konfirmuar që pjesa e mbetur e sezonit të luhet nga Kinë, mirëpo është përjashtuar menjëherë si ide. /Telegrafi/