Please enter at least 3 characters.

Conte sërish përfolët si trajner i ardhshëm i Juventusit

2019/03/Antonio-Contee.jpg
141:" during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain.
15:"Shaun Botterill

Antonio Conte mund të bëjë një kthim te skuadra e Juventusi teksa do ta ketë ndihmën e Andrea Pirlos.

E përditshmja sportive "Tuttosport" shkruan sot rreth idesë së bardhezinjve për ta sjell italianin për një magji të dytë, ku do ta pasonte Massimilliano Allegrin, i cili duket se do të largohet nga Torino.

Italiani 49-vjeçar është një nga opsionet më të përballueshme financiare në krahasim me Pep Guardiolën dhe Zinedine Zidanen, edhe pse mediumi shkruan se francezi 'mbetet kandidati më i fortë' për të zëvendësuar Allegrin.

Antonio Conte (Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu raportohet se mos suksesi në Ligën e Kampionëve, mund të jetë disavantazh për një rikthim të ri të Contes.

Për më tepër, Pirlo - i cili thuhet se kishte biseduar për t'u bërë trajner i ardhshëm i ekipit rezervë të Juventusit - mund ta ndihmonte personin që e kishte trajner për disa vjet te kampionët italian.

Conte aktualisht është pa punë që nga vera e vitit të kaluar kur shkarkua nga bordi i klubit të Chelseat.

Ndryshe, Conte ka qenë i lidhur edhe me Interin, Romën dhe Real Madridin në muajt e fundit. /Telegrafi/