Please enter at least 3 characters.

Conte pas humbjes nga Juventusi: Në dy momente u treguam naivë, tani duhet të shënojmë tre gola

2021/02/conte_1arbiuw6z6s01r3mfu0nkddfa.jpg

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se skuadra e tij meritoi më shumë nga ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Interi pësoi në shtëpi nga Juventusi me rezultat 2-1.

Për “Rai Sport”, trajneri italian ka thënë për të siguruar kualifikimin në finale, Interi duhet të shënojë tre gola si mysafir.

“Bëmë gjithçka. U treguam naiv në dy momente dhe Juventusi e ktheu rezultatin në 1-2. Duhet të jemi më cinik, por kemi krijuar shumë raste sot”.

“Kundër Juventusit bëmë një paraqitje fantastike, ana negative ishte vetëm rezultati. E vendosëm Juventusin në litarë”.

“Më vjen keq, meritonim më tepër sesa rezultati final. Është e pashmangshme. Me rezultat 1-2 duhet të shënojmë tre gola në sfidën e kthimit”.

“Nuk do të jetë një shëtitje. Juventusi nuk është ekip i dorës së fundit”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Kush do të kualifikohet në finale të Kupës së Italisë?

Interi

Juventusi