Please enter at least 3 characters.

Conte nuk është i interesuar të marrë drejtimin e Arsenalit apo Barcelonës

2021/09/conte.jpg
450:"MILAN, ITALY - MAY 23: Coach Antonio Conte of FC Internazionale during the Serie A match between FC Internazionale Milano and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on May 23, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors (Photo by Mattia Ozbot/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte nuk ka interes të marrë detyrën e Arsenalit, por as të Barcelonës, pasi është përfolur kohëve të fundit.

Conte nuk po kërkon të bashkohet me Barcelonën ose Arsenalin si menaxher, pavarësisht lidhjeve me të dy vendet e punës, pasi menaxherët e tyre janë duke u kritikuar dhe mund të shkarkohen.

52-vjeçari aktualisht është pa punë pasi u largua nga gjigantët e Serie A, Inter, pasi i udhëhoqi ata drejt titullit të tyre të parë në 11 vjet.

Eksperti italian i transferimeve Fabrizio Romano raporton se Conte nuk dëshiron të marrë drejtimin e asnjërit klub në mes të sezonit, dhe në vend të kësaj është i prirur të marrë një mundësi të mira nga sezoni i ardhshëm.

Zhurma rreth një menaxheri të ri te Barca po arrin nivelin e etheve pas fillimit të tmerrshëm të trajnerit Ronald Koeman në sezon.

Edhe tifozët e Arsenalit nuk e duam më Mikel Artetan, pasi nuk po arrin të marrë më të mirën nga ekipi.

Por, asnjëra nga klubet thuhet se nuk e ka ftuar zyrtarisht Conten, i cili fitoi titullin e Ligës Premier me Chelsean në vitin 2017, apo sezonin e tij të parë në klub. /Telegrafi/