Please enter at least 3 characters.

Conte kërkon nga drejtuesit e Interit transferime të reja në janar

2019/10/Conte-vs-Dortmund-e1572123819688.jpg
300:"MILAN, ITALY - OCTOBER 23: FC Internazionale coach Antonio Conte issues instructions to his players during the UEFA Champions League group F match between FC Internazionale and Borussia Dortmund at Giuseppe Meazza Stadium on October 23, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte ka shprehur mendimin e tij se Interi duhet të ndërhyje për transferime në afatin kalimtar të janarit.

Interi barazoi në shtëpi me Parman dhe humbi mundësinë të marr pozitën e parë në tabelë pas barazimit 1-1 të Juventusit me Leccen.

Pas ndeshjes trajneri i Interit, Conte ka thënë se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Parmas, por ishte i frustruar me mundësitë e pakta në ekip.

Conte sugjeroi se Interi duhet të kthehet përsëri në tregun e transferimeve për lojtar të lirë ose përforcime tjera në janar shkaku i zgjidhjeve të pakta.

"Jam pak i shqetësuar, sepse vazhdojmë të përdorim të njëjtët lojtarë dhe kjo rrit shanset e një dëmtimi", ka thënë fillimisht Conte.

"Është e drejtë që me klubin të vlerësojmë se ku mund të përmirësohemi. Seria A dhe Liga e Kampionëve janë turne që marrin shumë nga ju".

"Interi është një klub i rëndësishëm dhe ne nuk mund të lejojmë që thjesht vetëm të marrim pjesë në këto gara", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/