Please enter at least 3 characters.

Conte: Juve e ka vendin në majat e futbollit

2016/01/f.0531202347683_m.jpg

“Ka shumëçka për t’u rregulluar dhe të programojmë diçka që është e rëndësishme. Do të na duhet nga pak prej gjithçkaje për të rikthyer këtë Juventus. Një mentalitet fitues, vendosmëri, kulturë pune, sakrificë dhe vullnet për të luajtur”, ka deklaruar Conte.

Sa i përket transferimeve, ai ka thënë se do të shqyrtohen pozitat ku ka nevojë për përmirësim. (Juve tashmë ka sjellë Andrea Pirlon- mesfushor, dhe Reto Ziegler- mbrojtës krahu).

Ndërkohë, sa i përket të ardhmes së portierit Gianluigi Buffon, Conte e ka bërë të qartë se ai do të qëndrojë te Bianconerët.

“Për mua Buffon dhe Del Piero prezantojnë Juventusin. Ata janë një vlerë shtesë dhe e dinë se çfarë do të thotë të fitosh me Juven dhe çfarë rëndësie ka”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/