Please enter at least 3 characters.

Conte aludon në rikthim: Zemra ime është në Itali

2017/04/pio-conte-amedeo.jpg

Ish-trajneri i Italisë Azzurrit dhe Juventusit, Antonio Ccnte priti dy komedianët italianë, Pio dhe Amedeo, të cilët në show-in e tyre në Italia 1 ‘Emigratis’ i tregojnë botës që janë duke kërkuar emigrantë të njohur italianë për ushqim dhe strehim.

Emrat e mëparshëm të futbollit që dyshja komediane vizituan përfshijnë Fabio Cannavaron, Mario Balotellin dhe Sebastian Giovincon, por për episodin e tyre përfundimtar ata shkuan në Londër për të takuar Conte.

Komedianët u përkujdesen ta pyesin Conten se a është i lumtur në Londër dhe a do ktheje në Itali, teksa përgjigja e tij lë të kuptohet që rikthimi i tij është shumë i mundur.

“U deshën gjashtë muaj për të mësuar anglishten që të më vlerësonin dhe pastaj ju dy të vini së bashku”, ka thënë fillimisht Conte me shaka.

Kur u pyetën nëse ai ishte i lumtur që jetonte në Londër, Conte dukej jo i bindur. “Epo...”, ishte përgjigja e trajnerit italian.

“A do të kthehesh në Itali? "Po. Zemra ime është gjithmonë në Itali. Disa skuadra tani kanë pronarë të rinj [mund t’i përballojnë pagat]”, përfundoi italiani. /Telegrafi/