Please enter at least 3 characters.

Conor McGregor thyen heshtjen pas dënimit: Ai u përpoq të përdorte gardën për të më sulmuar

2019/01/Conor-McGregor.jpg
299:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Conor McGregor of Ireland looks on in the octagon before competing against Khabib Nurmagomedov of Russia in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor ka thyer heshtjen pasi është dënuar për pjesën e grindjes në UFC 229.

Komisionin Shtetëror Sportiv i Nevadës, natën e kaluar, i dorëzoi irlandezit vendimin e pezullimit për gjashtë muaj pas veprimeve në humbjen e Khabib Nurmagomedovit.

Ish-kampioni i lehtë i UFC-së gjithashtu iu shqiptuar një gjobë prej 45 mijë euro për sjelljet josportive.

Kujtojmë se McGregor u dënuar për qërim hesapesh me kushëririn e Nurmagomedovit, Abubakarit në kafaz.

"Nuk ishte qëllimi im që të godas kundërshtarin tim", tha ai duke shtuar se "Ai është që luajti jashtë rregullave. Ai u përpoq të përdorte gardën e madhe të sigurisë që ishte si mbulesë", tha ai.

McGregor do të ketë të drejtë të kthehet në Oktagon më 6 prill - një javë para takimit në UFC 236 - dhe ka provokuar përmes mediave sociale me një varg fotografish të stërvitjeve.

"Unë mezi pres që të garoj sërish së shpejti. Ju faleminderit të gjithëve", tha garuesi gjersa edhe rusit i është shqiptuar një dënim me pezullim për nëntë muaj dhe gjobë prej 580 mijë eurove.

Ndryshe, Nurmagomedov mund të zbus dënimin në tre muaj nëse merr pjesë në aktivitete në shërbim të komunitetit. /Telegrafi/