Please enter at least 3 characters.

Conor McGregor dorëzohet në polici pasi e sulmoi autobusin e UFC-së në New York

2018/04/mcgregor.jpg
261:"LAS VEGAS, NV - AUGUST 27: Conor McGregor attends his after fight party and his Wynn Nightlife residency debut at the Encore Beach Club at Night at Wynn Las Vegas on August 27, 2017 in Las Vegas, Nevada. (Photo by David Becker/Getty Images for Wynn Nightlife)
12:"David Becker

Ylli i UFC-së, Conor McGregor, i është dorëzuar vet policisë pas sulmit që i kishte bërë një autobusi në New York, në të cilin ndodheshin disa aplikues të tjerë të arteve të përziera marciale.

Irlandezi i famshëm së bashku me disa persona të tjerë kanë shkaktuar kaos në Barclays Centre të enjten mbrëma.

Ai është xhiruar duke hedhur një karrocë mallrash dhe kova të plehrave në drejtim të autobusit.

https://twitter.com/MichellePhelps/status/981992734092296192

Policia ka thënë se nuk ka pasur flet-arrest për McGregor, por ata ishin në kërkim të yllit të MMA për të biseduar në lidhje me incidentin.

Sipas Departamentit të Policisë së New Yorkut, ai kërkohej për ta marrë në pyetje në lidhje me "hedhjen e një karroce mallrash dhe lëndimin e një personi në autobus".

The New York Times ka raportuar se policia është duke i vazhduar hetimet, ndërsa UFC ka bërë të ditur se ishin anuluar tri duele në kuadër të UFC 223 që duhej të zhvilloheshin të shtunën.

McGregor nuk ka zhvilluar asnjë meç në UFC që nga nëntori i vitit 2016 dhe këtë javë i është marrë titulli i peshave të lehta, duke qenë se nuk e ka mbrojtur atë.

(Foto: Getty Images)

Hera e fundit që irlandezi kishte zhvilluar një meç ishte dueli i boksit ndaj Floyd Mayweather në gushtin e kaluar. /Telegrafi/