Please enter at least 3 characters.

Coldplay vjen me videoklip të jashtëzakonshëm për këngën “Up&Up” (Video)

2016/05/20160517090228276646.png

Rok grupi britanik Coldplay ka publikuar videoklipin e këngës së re “Up&Up”.

Kjo është kënga e tretë nga albumi i shtatë i grupit “A Head Full of Dreams”, i cili ishte publikuar në dhjetorin e vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Një videoklip i jashtëzakonshëm i punuar nga Vania Heymann dhe Gal Muggia paraqet bendin në një natyrë surreale, shkruan NME. Këngëtari i grupit Chris Martin e cilëson si një nga videoklipet më të mira që njerëzit kanë krijuar deri më tani.

“Ky videoklip, do ta lë mikrofonin dhe do të them se mendoj që është një nga videoklipet më të mira që njerëzit e kanë bërë. Madje edhe nëse ia largoni muzikën”, ka thënë Martin.