CoinPrime, kompania e parë e licencuar në Kosovë për shërbime me kriptovaluta
CoinPrime është zyrtarisht kompania e parë në Kosovë e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për ofrimin e shërbimeve me kriptovaluta.
Ky licencim paraqet një zhvillim të rëndësishëm për tregun e aseteve digjitale në vend, duke sjellë një standard të ri në aspektin e sigurisë, transparencës dhe rregullimit të shërbimeve financiare moderne.
Me marrjen e licencës, kompania do të operojë në kuadër të kërkesave rregullative të përcaktuara, duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe profesionale për përdoruesit e kriptovalutave në Kosovë.
Ky autorizim vjen si rezultat i punës dhe angazhimit për krijimin e një platforme të besueshme në fushën e teknologjive financiare, duke kontribuar në zhvillimin e një tregu më të organizuar dhe më transparent për asetet digjitale.


