Please enter at least 3 characters.

CNN: Tre emra u hoqën në mënyrë misterioze nga raporti i inteligjencës amerikane rreth vrasjes së Khashoggit

2021/03/210226161757-khashoggi-jan-2011-live-video.jpg
633:"FILE - In this Jan. 29, 2011 file photo, Saudi journalist Jamal Khashoggi speaks on his cellphone at the World Economic Forum in Davos, Switzerland. Khashoggi was a Saudi insider. He rubbed shoulders with the Saudi royal family and supported its efforts to nudge the entrenched ultraconservative clerics to accept reforms. He was a close aide to the kingdom???s former spy chief and was a leading voice in the country???s prominent dailies. In a dramatic twist of fate, Khashoggi disappeared on Tuesday, Oct. 2, 2018, after visiting his country???s consulate in Istanbul and may have been killed there. (AP Photo/Virginia Mayo, File)
13:"Virginia Mayo

Pak pasi komuniteti i inteligjencës amerikane publikoi raportin e tij të shumëpritur të premten pasdite mbi Sauditët që ishin përgjegjës për vdekjen e Jamal Khashoggi, ai u hoq pa shpjegim dhe u zëvendësua me një version tjetër në të cilin ishin hequr emrat e tre burrave të cilët fillimisht ishte thënë se ishin bashkëpunëtorë.

Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, “ndërrimi i qetë” nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) kaloi kryesisht pa u vërejtur ndërsa shqetësimi u rrit rreth asaj nëse administrata e Biden nuk po e ndëshkonte princin në asnjë mënyrë, pavarësisht se sapo kishte deklaruar ai ishte përgjegjës.

Dhe siç shkruan më tej CNN, linku i parë me raportin që u dërgua nga ODNI “u shua”.

Më pas ai thuhet se u zëvendësua me një version të dytë që largonte tre nga burrat që sapo ishte njoftuar se "morën pjesë, urdhëruan, ose ishin ndryshe bashkëpunëtorë ose përgjegjës për vdekjen e Jamal Khashoggi".

Por vë në pah CNN, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare nuk pranoi të sqaronte pse emrat ishin fillimisht në listë dhe çfarë rolesh, nëse kishte, ata mund të kishin në vrasjen e Khashoggit.

"Ne vendosëm një dokument të rishikuar në faqen e internetit sepse origjinali përmbante gabimisht tre emra të cilët nuk duhej të ishin përfshirë", ka qenë arsyetimi i një zëdhënësi i ODNI për CNN.

Ndryshe, Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka deklasifikuar raportin e agjencive të zbulimit, lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jammal Khashoggi.

Siç pretendohet në raport, Princi saudit Mohammed bin Salman ka miratuar që në Stamboll, gazetari të “kapet dhe mbytet”.

“Që nga viti 2017, trashëgimtari i fronit ka kontroll absolut mbi organet e sigurisë në këtë vend, që e bën pak të besueshëm që zyrtarët saudit do ta kryenin operacionin e kësaj natyre pa miratimin e tij”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Jashtme Saudite e cila i quajti të pasakta këto konkluzione, si dhe hodhi poshtë vlerësimin e fundit.

“Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite e hedh poshtë vlerësimin në raport që i përket udhëheqjes së Mbretërisë dhe vëren se raporti përmbante informacione dhe konkluzione të pasakta”, tha ministria e jashtme e saudite.

Jamal Khashoggi ishte kolumnist për gazetën Washington Post, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë saudite.

Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. /Telegrafi/