Please enter at least 3 characters.

Çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoni kanë rënë

2016/09/Industri-prodhimi.jpg

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti, çmimet shitëse të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta për 0.5%, në nivel mujor, kurse 0.8%, në nivel vjetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nëse krahasohen janari i këtij viti me dhjetorin e vitit të kaluar, atëherë ulje të çmimeve ka në sektorin e prodhimeve afatshkurtëra për përdorim të gjërë (0.9%), energji dhe prodhime afatgjata për përdorim të gjërë (0.3%), si edhe prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (0.2%).

Nëse krahasohen janari i këtij viti me janarin e vitit të kaluar, ulje të çmimeve ka në sektorin e prodhimeve të ndërmjetme, përveç energjisë (4.4%), prodhime afatshkurtëra për përdorim të gjërë (0.6%) dhe prodhime kapitale (0.5%)./Telegrafi/