Çmimet e naftës rriten dhe aksionet bien për shkak të frikës nga përshkallëzimi i ri
Çmimet e naftës u rritën dhe aksionet ranë sot, pasi komentet nxitëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump i shuan shpresat e investitorëve për një përfundim të shpejtë të luftës.
Nafta bruto Brent, indeksi global i naftës, u rrit me 6.6% në tregtinë e hershme në gati 108 dollarë për fuçi. WTI, indeksi amerikan, u rrit me 6.3% në gati 106.4 dollarë për fuçi.
Tregjet e aksioneve ranë, pas fitimeve në fillim të javës. Kospi i Koresë së Jugut udhëhoqi rëniet në Azi, duke u mbyllur 4.5% më poshtë, transmeton Telegrafi.
Në Evropë, indekset kryesore ishin kryesisht në të kuqe dhe kontratat e ardhshme të SHBA-së gjithashtu treguan për një hapje më të ulët.
Ndjenja e tregut "u përkeqësua gjatë natës", pas fjalimit të Trump, i cili nuk dha asnjë qartësi "mbi afatet kohore ose kushtet e mundshme për përfundimin e armiqësive kundër Iranit", shkruan analistët e Deutsche Bank në një shënim.
"Nuk kishte asnjë sinjal se SHBA-të kërkonin një tërheqje të menjëhershme nga lufta", shtuan ata. /Telegrafi/


