Please enter at least 3 characters.

Çka parashikon drafti i fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit?

470:"epa11332968 Palestinians inspect the rubble of a house following an Israeli air strike in Al Maghazi refugee camp, southern Gaza Strip, 11 May 2024. More than 34,900 Palestinians and over 1,455 Israelis have been killed, according to the Palestinian Health Ministry and the IDF, since Hamas militants launched an attack against Israel from the Gaza Strip on 07 October 2023, and the Israeli operations in Gaza and the West Bank which followed it. EPA-EFE/MOHAMMED SABER
7:"EPA-EFE

Në draftin e fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës, parashikohet lirimi i 33 pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze.

Do të lirohen fëmijë, gra, përfshirë gra ushtare, burra mbi 50 vjeç, të plagosur dhe të sëmurë, raportoi agjencia reuters duke cituar informacionet nga një zyrtar izraelit dhe një palestinez. Izraeli beson se shumica e atyre që do të lirohen janë gjallë, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Në ditën e 16-të nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, do të fillojë faza e dytë, e cila ka për qëllim të sigurojë kthimin e pengjeve të mbetura gjallë, përfshirë ushtarët meshkuj dhe civilët e rinj, si dhe kthimin e trupave të pengjeve të vrarë.

Në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë nga burgu më shumë të burgosur palestinezë, numri i të cilëve do të varet nga numri i pengjeve izraelite të gjalla.

Dy zyrtarët dhanë për reuters sugjerime të ndryshme për numrin e të burgosurve që do të lirohen: zyrtari izraelit tha se do të jenë disa qindra, ndërsa ai palestinez përmendi më shumë se 1000.

Ende nuk është vendosur se ku do të dërgohen të burgosurit, por askush i dënuar për sulme vdekjeprurëse nuk do të lirohet në Bregun Perëndimor të okupuar, dhe asnjë nga ata që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin jugor të Izraelit nuk do të lirohet. Izraeli nuk do të tërheqë plotësisht trupat e tij nga Gaza derisa të gjithë pengjet të kthehen, por do të ketë tërheqje graduale. Forcat izraelite do të qëndrojnë pranë kufirit për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat izraelite.

Parashikohen marrëveshje sigurie për Korridorin Filadelfia në kufirin me Egjiptin në jug të Gazës, nga ku ushtria izraelite do të tërhiqet pjesërisht pas disa ditëve të para të hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Banorëve të paarmatosur të veriut të Gazës do t’u lejohet të kthehen, me kusht që të ekzistojë një mekanizëm për të siguruar që armët të mos transferohen atje. Pika kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës do të fillojë të funksionojë gradualisht.

Gjithashtu, ndihma humanitare për Rripin e Gazës do të rritet ndjeshëm.

Hamasi palestinez ka pranuar draftin e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e të burgosurve, thanë dy zyrtarë të afërt me negociatat që po zhvillohen në Katar. Ajo shtet ndërmjetësues deklaroi se Izraeli dhe organizata ekstremiste palestineze janë më afër se kurrë arritjes së marrëveshjes. /Telegrafi/