CIVIL: Të shtënat nëpër dasma janë primitive, të rrezikshme dhe joligjore!
Në Maqedoni çdo vit ka incidente me të krisurat nëpër dasma. Para dy ditëve, në Gostivar është lënduar një burr me një plumb qorr i cili vinte nga dasma e fqinjëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për këtë, ka reaguar CIVIL duke apeluar që qytetarët të mos festojnë me armë zjarri.
''Apelojmë deri te nikoqirët dhe organizatorët e ahengjeve familjare të bëjnë ndrrimin e revoleve dhe plumbave me mënyra ligjore, siç janë fishekzjarret edhe atë të drejtuara nga personeli i kualifikuar. Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë pjesë e traditave që u takojnë shekujve të kaluara kur njerëzit nuk kanë pasur telefona dhe mjete tjera komunikimi. Kjo është primitive, e rrezikshme dhe joligjore”, thuhet në kumtesën e Civilit.
''Civili vazhdimisht e alarmon opinionin dhe institucionet për tema lidhur me kontrollin e armëve në 17 vitet e fundit dhe zbaton fushatë për forcimin e vetëdijes publike për tekalimin e kultit ndaj armëve dhe dhunës në vend.''
''Civili pretendon se është koha e fundit që të gjitha palët e prekura në domenin e shoqërisë, institucioneve dhe qeverisë, të ndërmarrin hapa serioze për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe problemeve tjera lidhur me armët. Kontrolli i armëve nuk është vetëm detyrë e policisë, por është edhe pjesë e masave afatgjate për trajtimin me kultin ndaj armëve.''
''Për çdo vit, Civili del me një varg rekomandimesh për kontrollin e armëve. Qeveria e Gruevskit ishte e shurdhër ndaj rekomandimeve të Civilit gjatë viteve të kaluara, dhe i ndërpreu projektet për parandalimin dhe reformat në polici, një pjesë nga të cilat ishin të kushtuara këtyre temave. Shpresojmë se Qeveria e re do të jetë e hapur ndaj ekspertizave dhe rekomandimeve të Civilit.'' shkruan kumtesa e kësaj organizate. /Telegrafi/


