Please enter at least 3 characters.

City rikthehet në krye të tabelës pas fitores ndaj Cardiffit

2019/04/ManCitycardiff-2.jpg
309:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 03: Leroy Sane of Manchester City celebrates after scoring his team's second goal with his team mates during the Premier League match between Manchester City and Cardiff City at Etihad Stadium on April 03, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka mposhtur Cardiff Cityn (2-0) në Etihad Stadium dhe është rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e gjashtë të takimit me golin e Kevin De Bruyne, i cili u asistua nga Aymeric Laporte.

Pa përfunduar pjesa e parë (44'), nikoqirët shënuan edhe një herë me anë të Leroy Sane, i cili pranoi një asistim nga Gabriel Jesus.

Leroy Sane e shënoi golin e dytë (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

City e vazhdoi dominimin e ndeshjes edhe në pjesën e dytë duke krijuar rast pas rasti, por mungonte konkretizimi.

Kjo fitore e pozicionon Manchester Cityn në krye të tabelës me një pikë më shumë se rivali i sivjetmë për titull, Liverpool.

Cardiff City mbetet në zonën e rrezikut, në pozitën e 18-të në tabelë dhe rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.

Ndeshja e radhës për ekipin e Pep Guardiolas në Ligën Premier është kundër Crystal Palace, kurse Cardiffi luan si mysafir i Burnleyt. /Telegrafi/