Please enter at least 3 characters.

City po mendon ta shkarkojë Guardiolan në fund të sezonit

2018/01/pep-guardiola.jpg
128:"during The Emirates FA Cup Fourth Round between Cardiff City and Manchester City on January 28, 2018 in Cardiff, United Kingdom.
11:"Harry Trump

Manchester City po mendon që ta shkarkojë Pep Guardiolan në fund të këtij sezoni, nëse nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Citizens nuk janë të kënaqur me suksesin e trajnerit spanjoll në arenën ndërkombëtare, andaj kanë kërkuar nga ai që ta fitojë trofeun e garës më të madhe për klube në Evropë.

Medium anglez bën me dije më tej se nëse Guardiola shkarkohet, City do ta emëroj si trajner të tyre ish-strategun e Feynoordit, Giovanni van Bronckhorst.

Trajneri 44-vjeçar u largua nga skuadra holandeze në fund të sezonit të kaluar, shkaku që kishte nevojë për pushim, mirëpo që në sezonin e ri do t’i rikthehet futbollit.

Mirror ka zbuluar se Van Bronckhorst është duke e studiuar punën e skuadrës dhe klubi e ka lejuar atë që t’i shikojë stërvitjet nga afër.

Me ardhjen e holandezit në kryes të skuadrës, Guardiola me shumë gjasë do të kalonte te Juventusi, pasi ishte kërkuar nga këta të fundit para se të emërohej Maurizio Sarri nga Chelsea. /Telegrafi/