Please enter at least 3 characters.

City nën hetime për transferimin ilegal të Jadon Sanchos

2019/02/GettyImages-669925868-e1551253781610.jpg
291:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 18: Jadon Sancho of Manchester City takes the ball past Reece James of Chelsea during the FA Youth Cup Final First Leg match between Manchester City and Chelsea at The Academy Stadium on April 18, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Federata Angeleze e Futbollit do të hetojë transferimin e Jadon Sanchos në Manchester City nga Watford në vitin 2015.

E përditshmja gjermane "Der Spiegel" pretendon se ka parë dokumente që tregojnë se Citizens e kanë paguar 250 mijë euro agjentin e lojtarit, Emeka Obasin.

Der Spiegel shkruan sot se City me blerjen e lojtarit në moshën 14-vjeçare ka anashkaluar rregullat e FIFA-s që parandalojnë transferimin e lojtarëve në moshë të mitur.

Jadon Sancho dhe Marco Reus (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Ajo gjithashtu ka pretenduar të ketë parë një e-mail të dërguar tek babai i Sanchos duke përshkruar se paga dhe shpërblimet do të merren pasi lojtari të nënshkruaj kontratë profesionale. Sipas raportit, një avokat i klubit ndërhyri më vonë duke theksuar se letra nuk ishte një ofertë.

Në një deklaratë për Omnisport, një zëdhënës i FA njoftoi të martën se "Mund të konfirmojmë se FA do të hetojë akuzat."

Jadon Sancho (Photo by Clive Rose/Getty Images)

City deklaroi se nuk do të komentonte mbi raportet e bazuara në dokumente që supozoheshin të ishin marrë ilegalisht dhe se kjo është një histori e trilluar.

"Lidhur me historinë e botuar nga Der Spiegel dhe në kundërshtim me pohimin e tyre se Manchester City FC nuk iu përgjigj pyetjes së tyre - ju lutem shihni deklaratën më poshtë që u është dërguar atyre më parë këtë javë. Ne nuk do të japim asnjë koment për materialet jashtë kontekstit të supozuara se janë vjedhur nga ekipi i City Football dhe Manchester City. Përpjekja për të dëmtuar reputacionin e klubit është e organizuar dhe e qartë".

Sancho kaloi dy vjet më parë te City përpara se të nisej për në Borussia Dortmund, ku tani si 18-vjeçarpo shkëlqen në Budesligë gjersa ka realizuar tetë gola dhe ka bërë dhjetë asistime. /Telegrafi/