Please enter at least 3 characters.

City në gjysmëfinale të FA Cup, eliminon me rikthim Swansean

2019/03/Sergio-Aguero-1-e1552763604610.jpg
345:"SWANSEA, WALES - MARCH 16: Sergio Aguero of Manchester City celebrates his team's second goal which rebounds off Kristoffer Nordfeldt of Swansea City for an own goal during the FA Cup Quarter Final match between Swansea City and Manchester City at Liberty Stadium on March 16, 2019 in Swansea, United Kingdom. (Photo by Harry Trump/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup pas fitores ndaj Swansea Cityt.

Man City fitoi në fund me rezultat 2-3, përkundër se pjesën e parë e mbylli me dy gola disavantazh.

Së pari për vendasit nga pika e bardhë shënoi Matt Grimes (20'), ndërsa pas nëntë minutash shënoi edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Pep Guardiolas në pjesën e dytë ishte dukshëm më e rrezikshme dhe konkrete para portës vendase, fillimisht shënuan me anë të Bernardo Silvas (69'), autogol Kristoffer Nordfeldt (78'). Ndërsa kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime në skenë u shfaq Sergio Aguro (89') dhe me një gol me kokë e kualifikoi skuadrën e tij në gjysmëfinale të FA Cup.

Kundërshtari i ardhshëm i Cityt do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/