Please enter at least 3 characters.

City mposht Watfordin me het-trikun e Sterling dhe forcohet në krye të tabelës

2019/03/RaheemSCityWatford-1.jpg
304:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 09: Raheem Sterling of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester City and Watford FC at Etihad Stadium on March 09, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City është treguar bindës në fitoren prej 3-1 kundër Watfordit, në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

Vendasit rrezikuan që nga minutat e para përmes Riyad Mahrez, David Silva, Oleksandr Zinchenko e Sergio Aguero, mirëpo nuk u treguan efikasë në gjysmën e parë.

Porsa filloi pjesa e dytë (46'), u zhbllokua rezultati. Raheem Sterling u gjet në vendin e duhur për ta shënuar golin e parë.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Nuk zgjati shumë dhe u shënua goli i dytë (51'). Mahrez dhuroi një asistim të mrekullueshëm në zonë për Sterling, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.

Anësori anglez e kompletoi het-trikun 59-të duke kombinuar me bashkëlojtarët dhe duke e lënë të pashpresë portierin Ben Foster.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Gerard Deulofeu (66'), i cili u asistua nga Troy Deeney.

Me këtë fitore, Manchester City ngrit diferencën në katër pikë ndaj Liverpoolit që të dielën luan kundër Burnleyt.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Watfordi është komod në vend të tetë në tabelë dhe nuk rrezikon asgjë, ndërkohë që deri në fund të sezonit do të shpresojë që të kualifikohet në njërën nga pozitat që dërgon në garat evropiane.

Në xhiron e ardhshme, City zhvillon derbin lokal kundër Manchester Unitedit, ndërsa Watfordi është nikoqir i Southamptonit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x73uem6