Please enter at least 3 characters.

Cikalleshi: Treguam karakter, i lumtur për golin dhe fitoren

2016/01/cikalleshi-e-sanchez-ngush-euml-llohen-bashk-euml_hd.jpg

Sokol Cikalleshi arriti të gjente rrugën e rrjetës edhe me Kombëtaren, por ajo që e lumturon më shumë bomberin kuqezi është suksesi i skuadrës në miqësore të Luksemburgut.

Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi kavajas bëri gjithashtu një koment edhe për çështjen e konkurrencës në repartin e avancuar.

“Çdo ndeshje është e vështire dhe fitorja me lumturon. Treguam që kemi karakter. E vlerësuam ndeshjen dhe arritëm të fitonim”.

“Shpresoj të shënoj sërish dhe ta ndihmoj ekipin edhe në ndeshjet e tjera. Në grupin tonë nuk ka duele, jemi të gjithë një dhe e vendos trajneri kush do të luajë. Ne japim më të mirën, më pas vendimet i merr trajneri dhe ne e respektojmë atë”, ka thënë Cikalleshi pas ndeshjes për SuperSport.