Please enter at least 3 characters.

Çifti norvegjez menduan se fituan 330 mijë euro në lotari, por në llogari u shkuan vetëm 33 euro

Një çift norvegjez përjetoi një "luhatje emocionesh" pasi mendoi se kishte fituar më shumë se 330 mijë euro nga një lojë fati.

Halvor Begum dhe Iselin Olafsen ishin mes dhjetëra qytetarëve që morën njoftime të gabuara nga kompania shtetërore e basteve në Norvegji, e cila i informonte për fitore marramendëse, përcjell Telegrafi.

Çifti filloi të bisedonte për blerjen e një unaze fejese dhe ndoshta për ndryshime të mëdha në jetë – derisa zbuluan të vërtetën.

Në vend të shifrës që mendonin (mbi 3 milionë korona norvegjeze), ata kishin fituar vetëm 390 korona, që i bie rreth 33 euro.

Kompania ka kërkuar ndjesë publike për gabimin teknik që shkaktoi kaq shumë ngatërresa dhe shpresa të kota. /Telegrafi/