Please enter at least 3 characters.

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger marrin vëmendjen në premierën e "Avengers: Endgame"

2019/04/ChrisPrattKatherineSchw-3.jpg
281:"LOS ANGELES, CA - APRIL 22: (L-R) Katherine Schwarzenegger and Chris Pratt attend the Los Angeles World Premiere of Marvel Studios' "Avengers: Endgame" at the Los Angeles Convention Center on April 23, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Polk/Getty Images for Disney)
23:"Getty Images for Disney

Aktori Chris Pratt dhe e fejuara e tij, Katherine Schwarzenegger, ka qenë të pranishëm në premierën e filmit "Avengers: Endgame", ku kanë pozuar për fotografët.

Pratt shfaqet në vazhdimin e radhës së Avengers që ka nisur që nga viti 2008 me filmin "Iron Man".

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt (Foto: Joe Scarnici/Getty Images for Audi/Guliver)

Ai në premierë ishte shfaqur me një komplet të zi, ndërsa në krah të tij ndodhej e fejuara e veshur me një fustan ngjyrë hiri me print leopardi.

"Janë shumë të përshtatshëm, kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë shumëçka të përbashkët. Të dy e kanë familjen në plan të parë, ndërsa më pas vjen natyra shpirtërore", ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Chris dhe Katherine shpesh kalojnë kohë me djalin gjashtëvjeçar të aktorit, të cilin e ka nga martesa me aktoren Anna Faris.

Katherine është vajza më e madhe e aktorit dhe politikanit, Arnold Schwarzenegger, nga lidhja me Maria Shriver. /Telegrafi/