Chris Brown super duet me Beyoncen në remiksin e “Jealous” (Audio)
03/04/2015
Chris Brown ka bërë një remiks të këngës së Beyonce “Jealous” , që është dashur të jetë pjesë e albumit të saj të fundit.
Beyonce dhe Chris Brown nuk është një dyshe prej të cilëve fansat kanë pritur ndonjëherë bashkëpunim të çfarëdo lloji, por del se njëra nga këngët e albumit të saj surprizë është përpuuar në bashkëpunim me Chris Brown dhe ka qenë në plan të përdoret në “platinum edition” të albumit që ka dalë nëntorin e kaluar.
Brown ka treguar në Twitter se ai e ka bërë remixin për albumin, por i cili nuk është përdorur asnjëherë dhe tani është i kënaqur që fansat më në fund mund ta dëgjojnë. /Telegrafi/


