Please enter at least 3 characters.

Chiesa nuk e do rikthimin në Serie A, por dëshiron transferimin në La Liga

Anësori i Liverpoolit, Federico Chiesa, mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, sipas El Correo de Andalucia.

Mesfushori italian thuhet se është i interesuar për një transferim te skuadra spanjolle, Real Betis.

Chiesa, 27 vjeç, dëshiron të largohet nga Liverpooli pas vetëm një sezoni në Premier League.

Ai e sheh Betisin si një mundësi për të rifilluar karrierën, ndërsa burime pranë lojtarit besojnë se atmosfera në klub është ideale për potencialin e tij.

Aktualisht nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare midis Liverpoolit dhe Betisit për kartonin e lojtarit.

Megjithatë, pritet që të fillojnë bisedimet për një huazim me opsion blerjeje, një formulë që mund ta lehtësojë marrëveshjen.

Ky lloj transferimi shihet si më i realizueshëm, sidomos në krahasim me marrëveshje më të ndërlikuara si ajo e Antony nga Manchester United.

Interesim për Chiesan kanë shfaqur edhe skuadrat italiane si Milan, Napoli e Roma, megjithatë anësori dëshiron transferimin në La Liga. /Telegrafi/