Please enter at least 3 characters.

Chelsea synon kalimin në gjysmëfinale të Kupës FA me një fitore ndaj Sheffield Utd, formacionet zyrtare

2021/03/chelsea-sheffield-utd.jpg

Chelsea dhe Sheffield United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës FA.

Blutë e Londrës janë nikoqir të Sheffieldit në takimin e vetëm të vlefshëm për këtë fazë, pasi luhet me sistemin me një ndeshje.

Ekipi i Thomas Tuchel vjen nga një formë e lartë në të gjitha garat pa humbje në 13 ndeshje dhe synon fitoren e radhës për të kaluar në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të keqe ndeshjet e fundit, por do të synojnë befasinë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Pulicis, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Ziyech; Havertz;Sheffield Utd: Ramsdale; Baldock, Jagielka, Stevens, Osborn; Bogle, Lundstram, Norwood, Fleck; McGoldrick,  McBurnie;/Telegrafi/