Please enter at least 3 characters.

Chelsea përgatit shitjen e Wernerit

2022/07/werner.jpg

Klubi anglez, Chelsea është gati të shesë sulmuesin gjerman, Timo Werner, këtë verë.

Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë dhe nuk ka bindur asnjëherë që kur mbërriti në klub për 50 milionë funte.

Kjo formë ka bërë që drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge të mendojnë të ardhmen e lojtarit.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg të Sky Deutschland, Chelsea është e hapur për të shitur Wernerin.

Werner ka shënuar vetëm 23 gola në 89 paraqitje - dhe ka qenë fajtor për disa raste të mëdha të humbura.

Plettenberg ka shtuar se një përplasje mes trajnerit Thomas Tuchel dhe Werner mund të jetë katalizatori për largimin e tij. /Telegrafi/