Please enter at least 3 characters.

Chelsea nuk do ta transferojë Higuainin në janar

2019/01/GonzaloHiuain-2-e1546549582282.jpg
230:"MILAN, ITALY - DECEMBER 29: Gonzalo Higuain of AC Milan celebrates his goal during the Serie A match between AC Milan and SPAL at Stadio Giuseppe Meazza on December 29, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea nuk do ta transferojë Gonzalo Higuainin gjatë afatit kalimtar të janarit, për shkak të kompleksitetit të marrëveshjes së sulmuesit argjentinas.

Argjentinasi është i huazuar te Milani nga Juventusi, ashtu që Blutë nuk duan të përfshihen në bisedime me dy klube për shërbimet e tij, përkundër se trajneri Maurizio Sarri do ta dëshironte ribashkimin me sulmuesin, të cilin e ka trajnuar te Napoli.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Higuain ka pasur probleme me formën e tij prej se iu bashkua Rossonerëve nga Zonja e Vjetër duke shënuar vetëm tetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Paraqitjet jo të mira e kanë vënë në dyshim dëshirën e krerëve të Milanit për ta bërë të përhershëm transferimin e tij në San Siro. (Kuqezinjtë kanë paguar 18 milionë euro për huazimin njëvjeçar të Higuainit, ndërsa duhet të paguajnë edhe 36 milionë të tjera për ta bërë të përhershëm).

31-vjeçari është i huazuar te Milani me opsion blerjeje (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Goal bën të ditur se Chelsea e ka tërhequr interesimin për 31-vjeçarin dhe nuk do ta transferojë gjatë afatit dimëror.

Në ndërkohë, klubi nga Stamford Bridge vazhdon interesimin për një qendërsulmues, pasi Olivier Giroud dhe Alvaro Morata nuk po arrijnë t’i plotësojnë kërkesat e Sarrit.

Blutë e filluan shumë mirë sezonin dhe konsideroheshin pretendentë për titull, mirëpo tashmë ka mbetur prapa dhe pozicionohet në vend të katërt. /Telegrafi/