Chelsea mposhtë gjashtë skuadra për transferimin e top sulmuesit
Sulmuesi i Ipswich Town, Liam Delap, preferon të bashkohet me Chelsean dhe e njëjta gjë u është thënë edhe klubeve të tjera të interesuara, sipas Fabrizio Romanos.
Burime të ekspertit të transferimeve nga ekipet si Manchester United, Newcastle United, Everton, Nottingham Forest, Milan dhe Juventus — thonë se tani janë të vetëdijshëm se ai po shkon diku tjetër.
"Në varësi të marrëveshjes për kushtet personale dhe përmbushjes së kërkesave të klauzolës së lirimit prej 35 milionë eurosh të Delap, 22-vjeçari do të transferohet te Chelsea", ka thënë Romano.
Ipswich nënshkroi Delap nga Manchester City, ku ai bëri vetëm gjashtë paraqitje me ekipin e parë, në korrik 2024 në një marrëveshje me vlerë fillestare prej 18 milionë eurosh plus 5 milionë euro shtesë pas promovimit të tyre në ligën e parë angleze.
Liam Delap është një nga emrat më premtues të futbollit anglez, me sulmuesin e talentuar që ka shkëlqyer këtë edicion.
Në vitin e tij të parë në Ligën Premier, Delap ka lënë gjurmë me gola të rëndësishëm dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve. /Telegrafi/


