Please enter at least 3 characters.

Chelsea mendon për transferimin e De Geas

2020/08/GettyImages-1257073135.jpg
476:"LONDON, ENGLAND - JULY 19: David De Gea of Manchester United makes a save from Reece James of Chelsea during the FA Cup Semi Final match between Manchester United and Chelsea at Wembley Stadium on July 19, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Andy Rain/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

David De Gea nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Old Traford.

Portieri spanjoll mund ta humbas vendin e titullarit, pasi United po mendon ta rikthejë në skuadër Dean Henderson.

Anglezi ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira si i huazuar tek Sheffield United edicionin e fundit, teksa i ka bërë të qartë Djajve të Kuq se rikthehet në skuadër vetëm si titullar.

Nga ana tjetër De Gea nuk ka pasur një sezon të mirë, pasi ka bërë disa gabime në vitin e fundit.

29-vjeçari është në listën e dëshirave të Chelseas, me klubin londinez që po kërkon transferimin e një portieri.

David De Gea . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea po interesohet për De Gean dhe mund të bëhet një shkëmbim i madh mes dy klubeve.

Djajtë e Kuq nga ana tjetër e duan transferimin e N’Golo Kantes dhe dy klubet mund t’i shkëmbejnë lojtarët.

Për momentin kjo është vetëm një hipotezë, por sipas medieve në Angli shumë lehtë mund të bëhet realitet. /Telegrafi/