Please enter at least 3 characters.

Chelsea me ultimatum ndaj Sarrit, italiani duhet ta fitojë Kupën e Ligës

2019/02/sarri-chelsea-2-e1550659947899.jpg
270:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 10: Maurizio Sarri, Manager of Chelsea looks dejected during the Premier League match between Manchester City and Chelsea FC at Etihad Stadium on February 10, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Italiani e ka humbur besimin e të gjithëve në klub, madje edhe vetë lojtarëve të klubit anglez.

Maurizio Sarri do të zëvendësohet te skuadra e Chelseat nëse pëson edhe vetëm një nga tre ndeshjet e ardhshme kundër Malmos, Manchester Cityt dhe Tottenhamit, raporton Daily Mail.

Italiani në dhjetë ndeshjet e fundit ka pësuar humbje në pesë raste dhe për këtë arsye i është dhënë një ultimatum për të fituar trofeun e Kupës së Ligës, ku do të takohet me Manchester Cityn.

Maurizio Sarri (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Puna më e vështirë është sigurisht duke e pritur për të dielën kundër Citizens, vetëm dhjetë pasi humbi 6:0 kundër Chelseat.

Londinezët ka përgatitur tashmë pasardhësit e mundshëm, ku në plan të parë është Zinedine Zidane i Real Madridit, por nuk dihet nëse ka interes francezi.

Gjithashtu një opsion mjaft realist është edhe me ish-kapitenin dhe aktualisht menaxherin e Derby Countyt, Frank Lampard.

Ndryshe, si një zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit përmendet asistenti i italianit dhe një tjetër legjendë e klubit, Gianfranco Zola. /Telegrafi/