Chelsea me ofertë të majme për Bonyn
04/01/2015
26-vjeçari besohet se po kërkohet edhe nga Manchester City dhe Liverpooli pas suksesit në sezonin e kaluar kur shënoi 20 gola.
Gjithsesi, Daily Star raporton se Chelsea ka ofruar afër 40 milionë euro për sulmuesin e Swanseat, por për shërbimet e tij duhet të presë deri verës.
Nëse kjo ofertë nuk pranohet, raportohet se Jose Mourinho do ta ofrojë edhe sulmuesin Loic Remy si pjesë e marrëveshjes. /Telegrafi/


