Please enter at least 3 characters.

Chelsea fiton me rikthim ndaj Fulham dhe kthehet në luftë për Champions 

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Fulham si mysafir, në kuadër të xhiros së 33-të të Ligës Premier. 

Vendasit e nisën mirë ndeshjen, kur shënuan me Andeas Pereiran në minutën e tretë, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 20-të erdhi goli i rregullt, kur Alex Iwobi shënoi pas asistimit të Ryan Sessegnon për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa Chesea u kthye furishëm në të dytën.

Fillimisht barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 83-të, me Tyrique George që shënoi gol të bukur nga jashtë zonës.

Në minutën e tretë të kohës shtesë, ishte Pedro Neto që shënoi një super gol për fitoren e Chelseat.

Kjo fitore e dërgon Chelsean në vendin e pestë me 57 pikë, një më pak se Man City dhe dy më pak se Newcastle që është i treti. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore