Charlize Theron me fustan të zi dhe sandale që mbeten trend edhe këtë verë
Minimalizëm elegant dhe mesazh i fuqishëm në një mbrëmje bamirësie
Aktorja, producentja dhe humanistja Charlize Theron sërish ka tërhequr gjithë vëmendjen në ngjarjen bamirëse Charlize Theron Africa Outreach Project (CTAOP), e cila u mbajt në hapësirën ikonike Universal Studios Backlot në Los Angeles.
Bëhet fjalë për festën vjetore Block Party, që synon të mbështesë të rinjtë në Afrikë, me fokus në edukim dhe parandalimin e HIV/AIDS-it.
Theron u shfaq sërish me një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re. Ajo kishte veshur një fustan të zi asimetrik, mjaft të thjeshtë, të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë të zezë prej lëkure, të madhe dhe të hedhur rastësisht mbi supe, transmeton Telegrafi.
Pamjen e kompletoi me sandale të zeza të sheshta me lidhëse, perfekte për ambientin veror të ngjarjes. Me këtë kombinim të thjeshtë, por elegant, Theron dëshmoi se rehatia nuk e përjashton stilin. Sandalet i dhanë një freski të tërë dukjes dhe e bënë më modern dhe urban.
Charlize Theron me fustan të zi dhe sandale që mbeten trend edhe këtë verë
Minimalizmi i veshjes u theksua nga aksesorët e zgjedhur me kujdes – vathë elegantë të artë dhe grimi i lehtë, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz të ulët dhe të thjeshtë, që vuri në pah tiparet e saj të fytyrës.
/Telegrafi/


