Please enter at least 3 characters.

Çfarë kanë të përbashkët shalqiri dhe seksi?

2016/07/o-SEXY-WATERMELON-facebook.jpg
24:"Couple with a watermelon
12:"Getty Images

Krahas përbërëseve të shumtë të cilët janë shumëfish të dobishëm për organizmin tonë, shalqiri përmban citrulinë për të cilën shkencëtarët konstatojnë se ndikon si “Viagra”.

Fjala është për përbërësin i cili çon në qetësimin e trupit dhe të enëve të gjakut, jo aq në mënyrë efikase sikur preparati mjekësor për potencë, mirëpo megjithatë ndikon pozitivisht.

Ka shumë që e vlerësojnë shalqirin si ilaç kundër shqetësimeve seksuale mashkullore, duke e krahasuar me viagrën. Duhet qartësuar gjithsesi si më poshtë:

Një pjesë e kësaj është e vërtetë sepse: shalqiri përmban citrulinë, një aminoacid “afrodiziak” për faktin se është në gjendje të zgjerojë enët e gjakut, duke favorizuar për pasojë ereksionin. Me të hyrë në organizëm, citrulina shndërrohet në argininë, që është në gjendje të stimolojë sistemin imunitar dhe atë kardio - qarkullues: në këtë të fundit nëpërmjet zgjerimit të enëve të gjakut, favorizohet elasticiteti në muret e enëve të gjakut.

“Problemi” është se citrulina nuk gjendet edhe aq në pjesën e tulit të kuq të shalqirit, se sa në pjesën e bardhë, që zakonisht hidhet: kësisoj bie miti i shalqirit si një rregullues për funksionin erektil.

Në çdo rast, citrulina që përmban shalqiri, zëvendësues potencial natyral i viagrës, nuk shkakton të njëjtat efekte anësore sikurse barnat mjekësore.

Aktualisht, kërkuesit i kanë vënë qëllim vetes për ta modifikuar gjenetikisht shalqirin derisa citrulina të arrijë një përqendrim të konsiderueshëm pikërisht në tulin e frutit.

Tani me siguri po mendoni që Viagrat t'i hidhni në plehrat, por do ishte mirë të prisnit pak më gjatë. Arsyeja: Hulumtuesit thonë se ju duhet të hani të paktën gjashtë tase me shalqin (jo shumë të mëdhenj), që të arrijë të ketë efektin e një Viagre. /Telegrafi/